26.09.2026
1 min read

AUV-ja tërheq “Flips Ketchup” të Pestovës: në produkt u gjet alergjen qumështi i padeklaruar

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit “Flips Ketchup”, të prodhuar nga kompania PESTOVA L.L.C., pasi në të janë zbuluar gjurmë të qumështit që nuk figuron në deklaracionin e produktit.

Rasti është raportuar përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), me numër njoftimi 2026.8267. Gjatë një kontrolli zyrtar në Slloveni është marrë mostër e produktit, ndërsa analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e alergjenit të qumështit.

Sipas vlerësimit të riskut, produkti paraqet rrezik për personat alergjikë ose të ndjeshëm ndaj qumështit.

Pas pranimit të njoftimit, AUV-ja ka nisur gjurmueshmërinë e produktit dhe ka kontrolluar operatorin PESTOVA SHPK. Gjatë kontrollit, është konstatuar se produkti kishte ende sasi në stok.

Tërheqja bëhet për lotin FK 04/26, me datë skadimi 11.02.2027. Nga ky lot janë prodhuar gjithsej 20 mijë e 406 pako, të cilat janë eksportuar në disa vende.

AUV-ja ka ndaluar shitjen dhe shpërndarjen e sasisë së mbetur në depo. Po ashtu, ka vendosur masë kufizuese ndaj prodhimit dhe vendosjes në treg të produktit të ri, deri në përfundimin e analizave laboratorike për praninë e alergjenëve të qumështit dhe korrigjimin e deklaracionit.

Për fatin e produktit, AUV-ja do të vendosë pasi të dalin rezultatet laboratorike dhe të vlerësohet nëse etiketimi është në përputhje me kërkesat ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ekskluzive | Kamerat zbardhin plagosjen në parkingun e Ferizajt: 20-vjeçari rrëshqet, dyshohet se i shkrepi arma brenda çantës – në gjendje të rëndë

Next Story

Kurti pezullon drejtorin e IKAP-it pas ngritjes së aktakuzës për keqpërdorim të detyrës

Latest from Blog

Go toTop