21.06.2026
1 min read

Çmimi kryesor i Panairit të Librit i takon Ben Blushit – “Jam Mysliman”, romani që trazoi opinionin publik, shpallet vepër e vitit

Shkrimtari shqiptar Ben Blushi është vlerësuar me çmimin special “Autori i Vitit” në kuadër të Panairit të Librit në Prishtinë, falë romanit të tij më të fundit, “Jam Mysliman”.

Vendimi u mor nga një juri e përbërë nga kritikë letrarë, shkrimtarë dhe poetë, të cilët e vlerësuan veprën për qasjen origjinale narrative dhe trajtimin e temave të ndjeshme që lidhen me identitetin, fenë dhe marrëdhënien e individit me shoqërinë.

Romani ka ngjallur interes të madh në publik dhe ka nxitur debate të shumta që prej publikimit, duke u shndërruar në një nga librat më të komentuar në hapësirën shqiptare gjatë muajve të fundit.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Blushi deklaroi se vepra e tij ka shkaktuar reagime të ndryshme dhe polemika, por theksoi se ajo duhet të lexohet si një krijim letrar dhe jo si një deklaratë politike apo ideologjike.

Me një karrierë të gjatë si autor, publicist dhe ish-politikan, Blushi është autor i një sërë veprash të njohura, përfshirë romanet “Të jetosh në ishull”, “Otello, Arapi i Vlorës” dhe “Komploti”.

Në qendër të romanit “Jam Mysliman” është historia e një shkrimtari ateist, i cili përballet me presionin e komunitetit ku jeton dhe vendos të konvertohet në mysliman. Përmes kësaj narrative, autori ngre pyetje mbi lirinë individuale, identitetin personal dhe raportin ndërmjet individit dhe shoqërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Raporti për 2025: Mbi 1 mijë raste korrupsioni mbeten të pazgjidhura

Latest from Blog

Go toTop