Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.
Pas takimit, Kurti tha se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme, duke i cilësuar ato si marrëdhënie mes dy shteteve të të njëjtit komb.
Sipas tij, bashkërendimi dhe bashkëveprimi ndërmjet dy vendeve nuk është vetëm zgjedhje, por detyrë kombëtare.
Kurti bëri të ditur se me ministrin Hoxha është diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe për procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe Shqipërisë.