Pas zgjedhjes së Ardian Gjinit në krye të partisë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë edhe vendime të tjera në Kuvendin e X-të Zgjedhor.
Në këtë kuvend, Ramush Haradinaj, i cili deri më tani ka udhëhequr këtë subjekt politik, është zgjedhur kryetar nderi.
Ndërkohë, partia ka vendosur ta ndryshojë edhe emrin. Nga sot, ajo nuk do të quhet më “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, por vetëm “Aleanca”.