Valmir Klinaku raportohet se është 31-vjeçari që humbi jetën sot në Vushtrri, pas rrëzimit nga kati i tretë i një objekti në ndërtim.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, e cila ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit në Vushtrri, por nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra.
