21.05.2026
1 min read

Aksident tragjik në Shkodër: një person humb jetën, dy të tjerë plagosen

Screenshot

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Shkodër, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shkodrës, rreth orës 08:10, në unazën perëndimore të qytetit, automjeti që drejtohej nga shtetasi A.G. është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi F.L. Pas përplasjes, njëri prej automjeteve ka goditur edhe një person që po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, çiklisti, rreth 50 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa dy drejtuesit e automjeteve kanë pësuar lëndime të lehta.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje, në Ferizaj

Next Story

Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze”, flasin nga QKUK për gjendjen e 27 vjeçarit që ra nga kulmi në Ferizaj

Latest from Blog

Go toTop