21.05.2026
1 min read

Ekskluzive – Punëtori bie nga kulmi i një objekti në Ferizaj, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur më 20 maj 2026, në fshatin Babush të Ferizajt, ku një punëtor ka rënë nga kulmi i një objekti dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas burimeve të Sinjalit, Policia është njoftuar se në afërsi të kompanisë “Bali-Com”, përgjatë magjistrales, një person kishte rënë nga pullazi derisa ishte duke punuar.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar lokacionin. Megjithatë, i lënduari nuk është gjetur aty, pasi ishte dërguar me urgjencë fillimisht në Emergjencën e Ferizajt.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe lëndimeve serioze, ai më pas është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK, në Prishtinë.

Policia ka identifikuar të lënduarin si Lirim Veseli, nga Komogllava.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe inspektorët e punës, të cilët kanë nisur ekzaminimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe kushtet e sigurisë në objekt.

Lidhur me rastin është iniciuar vepra “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ekskluzive: Kjo është e dyshuara që shkaktoi aksidentin me fatalitet në fshatin Sllivovë të Ferizajt

Next Story

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje, në Ferizaj

Latest from Blog

Go toTop