15.05.2026
1 min read

Edukatorja në Ferizaj dënohet me 11 muaj burgim dhe 6 mijë euro gjobë për keqtrajtim të fëmijëve

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurës M.A., e cila është gjetur fajtore për keqtrajtim të fëmijëve në një kopsht në Ferizaj.

Sipas njoftimit të gjykatës, e pandehura është dënuar për veprat penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe “lëndim i lehtë trupor”, të kryera gjatë kohës kur ajo ushtronte profesionin e edukatores.

Gjykata ka vendosur që M.A. të dënohet me dënim unik prej 11 muajsh burgim dhe me gjobë prej 6 mijë eurosh. Në këtë dënim do të llogaritet edhe periudha e kaluar në arrest shtëpiak.

Përveç dënimit me burgim dhe gjobë, ndaj saj është shqiptuar edhe masa plotësuese e ndalimit të ushtrimit të profesionit të edukatores për pesë vjet.

Sipas aktakuzës, rasti ka ndodhur në nëntor të vitit 2025, në një kopsht në Ferizaj, ku e pandehura dyshohet se kishte keqtrajtuar dy fëmijë 2-vjeçarë, duke përdorur forcë fizike ndaj tyre, përfshirë shtyrje, tërheqje për flokë dhe veprime të tjera të dhunshme gjatë orarit të punës.

Në një rast tjetër, ajo dyshohet se i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore një fëmije tjetër, lëndime të cilat janë konfirmuar edhe përmes ekspertizës mjeko-ligjore.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit brenda afatit ligjor prej 30 ditësh.

Ky rast ka nxitur reagime të shumta në opinion, për shkak të natyrës së rëndë të veprave për të cilat e pandehura është shpallur fajtore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Pronari i “Arditi Tours” dyshohet se sulmoi kondukterin e “Auloni Tours” në Suharekë

Next Story

Ekskluzive: Këta janë dy personat e arrestuar në Ferizaj në aksionin “Stop droga” – Policia kap mbi 200 gram marihuanë

Latest from Blog

Go toTop