11.05.2026
1 min read

“Vjosa Osmani sulmon Kurtin”: Ka politikanë që thonë se Bondsteel-it duhet t’i kërkohet qira

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka adresuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për qasje të gabuar ndaj partneritetit strategjik të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë fjalimit në “Tubimin e Bashkimit” të LDK-së, Osmani tha se marrëdhëniet me SHBA-të janë forcuar më shumë se kurrë, ndërsa rruga e Kosovës drejt NATO-s, sipas saj, nuk është më vetëm slogan politik, por proces real i mbështetur nga aleatët strategjikë.

Ajo u shpreh se është e pakuptimtë që këto zhvillime të shihen si pengesë politike apo si arsye për bllokadë institucionale dhe zgjedhje të panevojshme.

“Të konsiderojnë si pengesë kur partneriteti me SHBA-të u bë më i fortë se kurrë. Kur BE-ja nisi të hiqte masat kundër Kosovës, kur rruga drejt NATO-s nuk ishte më slogan, por proces real i mbështetur nga aleati ynë strategjik”, deklaroi Osmani.

Sipas saj, orientimi euroatlantik i Kosovës dhe bashkëpunimi me SHBA-të nuk duhet të shihen si problem politik.

“Kush do ta kishte imagjinuar që konsiderohesh pengesë sepse e do Kosovën si shtet ku ushtari i Kosovës mbron paqen krah për krah me ushtarin amerikan, e jo si një shtet ku politikanë të caktuar thonë se Bondsteel-it duhet t’i qesim e t’i kërkojmë qira”, u shpreh Osmani.

Deklaratat e saj vijnë në kuadër të përplasjeve të fundit politike rreth rikandidimit të saj për një mandat tjetër në krye të shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ferizaj: Hajnat i hyjnë me forcë në banesë, vjedhin stoli ari në vlerë rreth 6 mijë euro

Next Story

Arrestohet kirurgu në Korçë, dyshohet se ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare

Latest from Blog

Go toTop