09.05.2026
1 min read

OVL-UÇK reagon pas fotografisë së Dimal Bashës: Deklarata e Pavarësisë u vendos në dysheme, Prokuroria të nisë hetimet

Screenshot

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas publikimit të një fotografie ku shihet ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ndërsa në prapavijë vërehet Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e vendosur në dysheme, pas divanit.

Në reagimin e publikuar në Facebook, OVL-UÇK e ka cilësuar këtë pamje si akt të rëndë dhe “rrëfim politik”, duke pretenduar se dokumenti themeltar i shtetësisë së Kosovës është trajtuar në mënyrë përçmuese.

Organizata ka drejtuar kritika edhe ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i akuzuar se kanë krijuar një kulturë politike armiqësore ndaj themeleve të Republikës dhe Luftës Çlirimtare.

OVL-UÇK ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të nisë hetime për rastin, ndërsa nga Basha ka kërkuar sqarime për mënyrën se si është trajtuar dokumenti me vlerë të posaçme shtetërore.

Në reagim, organizata thekson se pavarësia e Kosovës “nuk është dekor” dhe se institucionet shtetërore duhet të tregojnë respekt të plotë ndaj simboleve dhe dokumenteve që lidhen me shtetësinë e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Një mjek dhe një punëtore shëndetësore sulmohen nga qentë endacakë në QKUK

Next Story

Këta janë mashtruesit e kriptovalutave në Ferizaj – 12 mijë euro përmes mashtrimit me kriptovaluta

Latest from Blog

Go toTop