08.05.2026
1 min read

E rëndë: Në Shtime nëna kërkon ndihmë nga policia pasi u sulmua nga djali i saj

Më datën 07.05.2026, rreth orës 13:20, në stacionin policor në Shtime është paraqitur një grua, e cila ka raportuar se ishte viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes nga djali i saj.

Viktima kishte pranuar edhe trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

I dyshuari, mashkull 24-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Aktakuzë për fajde e detyrim ndaj Pajazit Tërnavës, nipit të Myftiut Naim Tërnava

Next Story

Ekskluzive:Arrestohet pronari i “A.B.A Profesional School” në Ferizaj, dyshohet se lëshonte diploma false

Latest from Blog

Go toTop