18.04.2026
1 min read

Tragjike në Revuqë të Podujevës, vdes një burrë pasi u aksidentua me traktor

Një burrë ka humbur jetën pasi ishte rrokullisur aksidentalisht derisa po punonte me traktor në fshatin Revuqë të Podujevës.

Rasti ka ndodhur më 17 prill 2026. Sipas raportit ditor të Policisë, viktima fillimisht kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Lidhur me rastin, autoritetet kanë iniciuar hetim mbi vdekjen, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Humb jetën tragjikisht një nxënës në Ferizaj

Next Story

Këta janë dy personat që u arrestuan në Ferizaj, policia sekuestron mbi 244 gram marihuanë

Latest from Blog

Go toTop