15.04.2026
1 min read

Tragjike në Shtime: humb jetën një punëtor 48-vjeçar pas një lëndimi në vendin e punës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën industriale të Shtimes, ku një punëtor rreth 48 vjeç ka humbur jetën pasi është lënduar gjatë punës.

Sipas informacioneve fillestare, rasti është raportuar rreth orës 20:45. Pas lëndimeve të marra, punëtori është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Ferizajt, por ekipi mjekësor ka konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.

Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për 3 të akuzuarit e rastit Banjska

Next Story

Policia në Vushtrri arreston një person për posedim të substancave narkotike

Latest from Blog

Go toTop