13.04.2026
1 min read

5000 nënshkrime ndalin planin për xhami shqiptare në Siebnen

Një peticion i nisur nga banorët e Siebnenit në Zvicër ka ndalur përkohësisht planin e komunitetit shqiptar mysliman për ta shndërruar një objekt në qendër kulturore islamike, përkatësisht xhami. Sipas raportimeve të mediave zvicerane, komuniteti ka vendosur të heqë dorë, të paktën për momentin, nga realizimi i këtij projekti në lokacionin e planifikuar, pas reagimeve të forta në zonë.

Plani i komunitetit shqiptar mysliman për krijimin e një qendre kulturore islamike në Siebnen ka hasur në kundërshtim të gjerë lokal, duke çuar në pezullimin e projektit.

Sipas mediave zvicerane, pas raportimeve për projektin, dega lokale e partisë SVP ka mbledhur rreth 5 mijë nënshkrime kundër ndërtimit të qendrës në zonën e paraparë. Kundërshtimet e banorëve lidhen me vendndodhjen e projektit, ndërsa disa prej tyre kanë vlerësuar se një objekt i tillë nuk i përshtatet qendrës së fshatit.

Kryetari i komunitetit shqiptar mysliman, Sinan Sadriu, ka deklaruar për mediumin zviceran SRF se vendimi për të mos vazhduar me projektin në këtë fazë është marrë për të shmangur përçarjen në komunitet.

“Ne nuk duam të ndajmë popullin”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk dëshiron që situata të shoqërohet me fyerje apo tensione të mëtejshme.

Pas tërheqjes nga plani aktual, komuniteti është zotuar se do të zhvillojë konsultime me përfaqësuesit lokalë për të shqyrtuar mundësinë e gjetjes së një lokacioni tjetër për qendrën islamike.

Raportimet theksojnë se rasti i Siebnenit nuk është i izoluar në Zvicër. Kundërshtime ndaj projekteve të ngjashme janë shfaqur edhe në zona të tjera, përfshirë St. Gallenin dhe Wittigkofenin, ku debatet për ndërtimin e objekteve islame kanë nxitur reagime politike dhe publike.

Në këtë kontekst, diskutimi për ndërtimin e qendrave islame në Zvicër vazhdon të mbetet një çështje e ndjeshme, ku ndërthuren debatet për lirinë fetare, integrimin dhe qëndrimet e komuniteteve lokale ndaj ndryshimeve kulturore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Investim 400 mijë euro për ujësjellësin në Pjetërshticë të Shtimes

Next Story

Lajmi i fundit: Arrestohet pronari i kompanisë pas vdekjes së një punëtori 59-vjeçarë në Ferizaj

Latest from Blog

Humb jetën tragjikisht një nxënës në Ferizaj

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Ferizaj. Sipas dyshimeve fillestare, një nxënës ka humbur jetën në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, pas një ngjarjeje që ka ndodhur gjatë orës
Go toTop