12.04.2026
1 min read

Investim 400 mijë euro për ujësjellësin në Pjetërshticë të Shtimes

Në Pjetërshticë nisin punimet për rehabilitimin e ujësjellësit, investim rreth 400 mijë euro

Kanë nisur punimet për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Pjetërshticë, në kuadër të një projekti me vlerë rreth 400 mijë euro, i financuar nga KRU “Prishtina”.

Ky investim synon zgjidhjen përfundimtare të problemit të kahershëm me furnizimin me ujë dhe sigurimin e një shërbimi të qëndrueshëm për banorët e këtij fshati.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, tha se realizimi i këtij projekti është rezultat i angazhimit të vazhdueshëm dhe i përmbushjes së zotimeve të dhëna ndaj qytetarëve.

Ai bëri të ditur se punimet tashmë kanë filluar dhe do të vazhdojnë me intensitet të lartë në muajt në vijim, varësisht nga kushtet atmosferike.

“Pas një angazhimi të vazhdueshëm dhe në përputhje me premtimin e dhënë me përgjegjësi, është nënshkruar kontrata për rregullimin e ujësjellësit të fshatit Pjetërshticë. Punimet kanë filluar dhe do të vazhdojnë me intensitet të lartë në muajt në vijim, sipas kushteve të motit. Ky projekt do t’i japë fund problemit të kahershëm të ujit, duke siguruar furnizim të vazhdueshëm për jetën e përditshme të banorëve”, tha Aliu.

Sipas tij, ky projekt përfaqëson një investim konkret që ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe është në përputhje me zotimet e dhëna nga komuna.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

La çelësin te vazoja, hajnat hyjnë pa zhurmë – mbi 45 mijë euro të vjedhura në Ferizaj

Next Story

5000 nënshkrime ndalin planin për xhami shqiptare në Siebnen

Latest from Blog

Humb jetën tragjikisht një nxënës në Ferizaj

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Ferizaj. Sipas dyshimeve fillestare, një nxënës ka humbur jetën në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, pas një ngjarjeje që ka ndodhur gjatë orës
Go toTop