Sipas burimeve që ka siguruar guxo.info, një ish-zyrtar i milicisë serbe nga Gjakova, Muharrem Ibraj, i cili thuhet se ka shërbyer për mbi dy dekada në strukturat e atëhershme të sigurisë serbe, aktualisht jeton në qytetin e Nishit, në Serbi.
Në një postim të publikuar nga një faqe serbe pretendohet se atij i është refuzuar pensioni, megjithatë thuhet se përfiton forma të tjera mbështetjeje, përfshirë edhe të ardhura të lidhura me Kosovën.
Çështje të tilla rikthejnë në vëmendje debatet mbi trajtimin e ish-pjesëtarëve të strukturave të regjimit serb dhe ndikimin që kanë pasur gjatë periudhës para dhe gjatë luftës në Kosovë.
Lufta e Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) konsiderohet gjerësisht si një përpjekje çlirimtare e popullit shqiptar në Kosovë, ndërsa pasojat e asaj periudhe vazhdojnë të jenë pjesë e diskutimeve publike dhe historike.
Institucionet përgjegjëse pritet të japin sqarime për çdo pretendim që lidhet me përfitime eventuale apo çështje të tjera të ndjeshme që prekin interesin publik.