24.03.2026
2 mins read

Dimal Basha zbret në terren, jep urdhër: Ura e Ferizajt të hapet para verës

Dimal Basha: Po punohet me dy turne për ta liruar urën në hyrje të Ferizajt para verës

Deputeti Dimal Basha ka bërë të ditur se të martën në mëngjes ka dalë në terren për të parë nga afër ecurinë e projektit të zgjerimit dhe rikonstruktimit të hyrjes së Ferizajt.

Sipas tij, në këtë vizitë kanë marrë pjesë edhe menaxheri i kontratës, përfaqësues të punëkryesit, ekspertë, si dhe përfaqësues të Kompanisë Rajonale të Ujit “Bifurkacioni”, me të cilët është diskutuar për sfidat e hasura gjatë realizimit të projektit.

Basha ka thënë se në vendin e ngjarjes janë përcaktuar qartë hapat e mëtejmë për tejkalimin e pengesave, me qëllim që të shmangen vonesat e tjera në punime.

Ai ka theksuar se nga punëkryesi është kërkuar angazhim më i madh dhe ritëm më i shpejtë i punimeve, ndërsa ka njoftuar se prej tani puna do të zhvillohet në dy turne, për të përshpejtuar realizimin e plotë të projektit.

Sipas Bashës, objektivi kryesor është lirimi i urës për qarkullim para ardhjes së bashkatdhetarëve, në mënyrë që gjatë fillimit të verës trafiku në këtë zonë të jetë sa më i lehtë dhe funksional.

Dimal Basha në Facebook:

Mëngjesin e sotëm e fillova në terren, ku bashkë me menaxherin e kontratës, përfaqësuesit e punëkryesit, ekspertët dhe përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Ujit “Bifurkacioni”, pamë nga afër ecurinë e projektit të zgjerimit dhe rikonstruktimit të hyrjes së Ferizajt.

Me akterët diskutuam në vend të ngjarjes për të gjitha sfidat e hasura dhe përcaktuam qartë hapat në vazhdim për t’i tejkaluar të njëjtat pa vonesa të mëtejshme.

Nga punëkryesit kërkova angazhim më të madh dhe ritëm më të shpejtë të punimeve, me ç’rast nga tani puna do të zhvillohet në dy turne për të përshpejtuar realizimin e plotë të projektit.

Objektivi ynë është i qartë dhe do të bëjmë çmos që ta lirojmë urën për qarkullim, në mënyrë që të shkarkohet trafiku para ardhjes së bashkatdhetarëve, në mënyrë që fillimi i verës të jetë me qarkullim sa më të lehtë dhe funksional.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ekskluzive:Këta janë të përfshirët në rrahjen dhe kanosjen me armë në Ferizaj

Next Story

57-vjeçari paraqitet në polici dhe dorëzon vullnetarisht armë zjarri në Shtime

Latest from Blog

Go toTop