13.03.2026
1 min read

Katër ushtarakë amerikanë humbin jetën në Irak, shpërthime në Teheran gjatë tubimit masiv

Katër ushtarakë amerikanë kanë humbur jetën pasi një aeroplan furnizues me karburant u rrëzua në perëndim të Irakut, ka konfirmuar Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM). Sipas ushtrisë amerikane, në bord ndodheshin gjashtë persona, ndërsa dy të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Autoritetet amerikane kanë theksuar se rrëzimi i avionit “nuk ishte pasojë e zjarrit armik dhe as e zjarrit miqësor”, ndërsa shkaqet e incidentit po hetohen.

Ngjarja vjen në një moment të tensionuar për rajonin, teksa shpërthime janë raportuar në Teheran gjatë grumbullimeve masive për Ditën e Kudsit, manifestim vjetor në mbështetje të palestinezëve. Raportimet ndërkombëtare bëjnë të ditur se shpërthimet ndodhën ndërsa Izraeli kishte paralajmëruar sulme të reja ndaj objektivave në kryeqytetin iranian.

Në të njëjtën kohë, Izraeli ka njoftuar se avionët e tij luftarakë kanë goditur rreth 200 objektiva në Iran gjatë ditës së fundit, ndërsa sulme dhe incidente të tjera janë raportuar edhe në zona të ndryshme të rajonit. Sipas raportimeve, ndërtesa janë dëmtuar në veri të Izraelit, ndërsa shtetet e Gjirit po përballen gjithashtu me kërcënime ajrore dhe incidente sigurie.

Përveç pasojave ushtarake, përshkallëzimi i konfliktit po ndikon edhe në ekonominë globale. Analistët e Goldman Sachs kanë paralajmëruar rritje të mëtejshme të çmimeve të naftës, duke vlerësuar se tensionet gjeopolitike dhe frika për ndërprerje të furnizimit mund të shtyjnë tregjet në nivele edhe më të larta gjatë vitit 2026.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

SHBA lehtëson sanksionet për naftën ruse, ndërsa lufta Izrael-Iran trondit tregjet

Next Story

Ferizaj: Arrestohet një punëtor teknik, dyshohet për sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare

Latest from Blog

Go toTop