05.03.2026
1 min read

Shkollat në Ferizaj me mungesë kuadrosh: drejtori detyrohet të mbajë Fizikën pa kualifikim

Blerim Rexhepi, drejtor i shkollës “Konstadin Kristoforidhi” në Nerodime, është detyruar të mbajë orët e Fizikës pa qenë i kualifikuar për këtë lëndë, pas largimit të mësueses në pushim lehonie. Rasti nxjerr në pah vështirësitë që po përballen shumë shkolla në Ferizaj, ku mungojnë mësues të kualifikuar sidomos për Fizikë dhe Matematikë. Për ta adresuar këtë problem, Drejtoria Komunale e Arsimit ka shpallur konkurse për vende pune dhe po ofron edhe bursa për studentët që ndjekin studimet në këto fusha, me synimin që të sigurohen kuadro të nevojshme për shkollat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

16 vite burg për të akuzuarin që sulmoi seksualisht të miturit në Ferizaj

Next Story

Përshkallëzohet konflikti Izrael-Iran: sulme të reja në Teheran, Bejrut dhe Izrael

Latest from Blog

Go toTop