23.02.2026
1 min read

Kurti: Ose të gjejmë një emër të përveçëm për president, ose partitë të merren vesh mes vete

Pas një takimi dyorësh me kryetarin e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se diskutimet kanë qenë të gjata dhe kanë përfshirë një sërë temash me rëndësi, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Kurti bëri të ditur se në takim janë trajtuar zhvillimet politike në vend, situata e sigurisë, politika e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe progresi i arritur dhe sfidat që e presin vendin.

“Patëm një bisedë të gjatë, për shumë tema, me kryetarin e LDK-së. Diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë, situatën e sigurisë, politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Kurti.

Ai shtoi se palët janë zotuar për vazhdim të komunikimit dhe ka falënderuar LDK-në për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Sa i përket çështjes së presidentit, Kurti theksoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka një kandidat partiak për këtë post.

“Tash e kemi edhe një sfidë; në njërën anë ne nuk kemi garuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit me një emër të përveçëm, pra LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon të bëhet president”, deklaroi Kurti.

Zgjedhja e presidentit kërkon shumicë të cilësuar në Kuvend, ndërsa afati kushtetues për votim po afrohet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Venera Çerkini, e afërme familjare e Presidentes Vjosa Osmani, për dy vjet u përball me 23 raste të shkeljeve procedurale nga KPMSHCK – detaje nga statistikat

Next Story

Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohen për marrje ryshfeti 400 euro

Latest from Blog

Go toTop