16.02.2026
1 min read

Rektori i Universitetit Publik të Ferizajt manipulon statutin për t’ia mundësuar vetes rizgjedhjen e përhershme

Lëvizja për Demokraci, gjatë hulumtimeve në Universitetin Publik të Ferizajt, ka identifikuar një shkelje të rëndë ligjore, ku statuti i universitetit është manipuluar, përkatësisht neni 25, pika 4, ku rektorit i lejohet rizgjedhje e vazhdueshme. Kjo praktik sipas organizatës Lëvizja për Demokraci, cenon rëndë autonominë e universitetit publik. Një praktikë e tillë, nuk ka ndodhur në asnjë universitet tjetër publik të Kosoves e as në universitete ndërkombëtare.

Organizata Lëvizja për Demokraci kërkon përgjegjësi nga të gjitha organet kompetente, duke përfshirë anëtarët e Komisionit të Arsimit të Lartë dhe deputetët e Republikes së Kosovës, për mënyrën se si është aprovuar dhe votuar një statut që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Sipas organizatës, kjo përbën përgjegjësi penale, pasi në të ardhmen diplomat universitare të nënshkruara nga rektori Agron Bajraktari mund të kontestohen.

Një tjetër shkelje e rëndë ligjore pretendohet të ketë ndodhur në këtë universitet është edhe procesi i rizgjedhjes së rektorit, ku komisioni për rizgjedhjen dyshohet se nuk ka qenë i përbërë në mënyrë të rregullt dhe profesionale. Sipas pretendimeve, disa anëtarë perzgjedhes të komisionit kanë qenë me grade shkencore master dhe me kontrata të nënshkruara me rektorin, çka mund të përbëjë konflikt të hapur interesi!

Statutet e universiteteve të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Vajzën ma morën të buzëqeshur, ma kthyen të vdekur”, prindi i 3-vjeçares që vdiq në QKUK akuzon mjekët

Next Story

Rasti “Fajdeja”- Ngritet aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde

Latest from Blog

Go toTop