Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar të premten (13 shkurt 2026) se gjatë ditës do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në të gjithë qytetin e Ferizajt.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të “Bifurkacionit” në Facebook, ndërprerja është shkaktuar nga një defekt i papritur në gypin kryesor furnizues të qytetit, në fabrikën e përpunimit të ujit.
Kompania bën të ditur se, për të shmangur dëmtime të tjera në rrjet dhe për të garantuar rikthimin e sigurt të sistemit në funksion, është detyruar ta ndërpresë furnizimin deri në sanimin e plotë të defektit.
“Bifurkacioni” thekson se ekipet teknike janë angazhuar menjëherë dhe po punojnë intensivisht në terren për riparimin dhe normalizimin sa më të shpejtë të furnizimit. Sipas planifikimit aktual, uji pritet të rikthehet rreth orës 13:00.