12.02.2026
1 min read

Dixon “shpërthen” në Hagë: “ZPS s’ka argumente, vetëm lodh trurin”

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka kritikuar ashpër materialet e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), duke thënë se ato kanë mangësi dhe se mungojnë dokumentet origjinale.

Dixon theksoi se, sipas tij, edhe pas ndërhyrjeve të trupit gjykues, pretendimet e Prokurorisë ndaj Veselit nuk janë bërë më të qarta dhe as më të kuptueshme. Ai vlerësoi se shqyrtimi i dosjes së ZPS-së është i vështirë dhe i lodhshëm, ndërsa argumentet, sipas tij, nuk janë të mbështetura.

Po ashtu, Dixon pretendoi se ZPS nuk ka paraqitur dokumente origjinale dhe se, sipas tij, nuk ka bërë përpjekje reale për t’i siguruar ato.

Në vijim, avokati i mbrojtjes akuzoi Prokurorinë se ka sulmuar dëshmitarët e saj dhe se ka menaxhuar në mënyrë të pabarabartë marrjen e përgjigjeve. Sipas Dixon, Prokuroria ka lënë pa përgjigje persona që, sipas tij, do të mund të jepnin sqarime relevante, ndërsa u ka dhënë hapësirë të dëshmojnë persona që ai i cilësoi si të pavërtetë.

Dixon ngriti edhe shqetësime për besueshmërinë e dëshmive, duke deklaruar se ka pasur raste të gënjeshtrave nën betim. Ai kritikoi qasjen selektive ndaj dëshmitarëve, duke vënë në dyshim se si mund të mbështetet një vendim fajësie në disa pjesë të dëshmive, kur për pjesë të tjera thuhet se nuk janë të besueshme.

Sipas tij, Prokuroria ka vonuar hapjen e çështjeve që lidhen me dëshmitarë që, siç pretendon ai, kanë fshehur të vërtetën, duke arsyetuar se nuk ka obligim për ta bërë këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Rasti Sekiraqa, detaje nga aktakuza për incidentin në lokalin “From”, në Prishtinë: armë, maska dhe vetura me targa të vjedhura

Next Story

Grabitet një bankë në Tiranë, përdoret armë zjarri

Latest from Blog

Go toTop