10.02.2026
1 min read

Prokuroria: Thaçi ishte përkrahës i drejtpërdrejtë i “qëllimit të përbashkët kriminal”

Prokuroria ka pretenduar se Hashim Thaçi ka qenë përkrahës i drejtpërdrejtë i “qëllimit të përbashkët kriminal”, duke thënë se kjo, sipas saj, mund të argumentohet edhe përmes mënyrës se si ai ka folur për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Në argumentimin e saj, Prokuroria i është referuar edhe disa deklaratave të përfshira në Komunikatën 53 të UÇK-së, të datës 18 shtator 1998. Në këtë komunikatë, Shtabi i Përgjithshëm thuhet se ka deklaruar se “vetëm në Sferkë, Prapaqan dhe Baran”, ku – sipas tekstit – “dezertorët, ish-anëtarë të UDB-së, aktualisht institucionalistët sikurse Tahir Zemaj” kishin ndikim, “armiku nuk gjeti rezistencë”, pavarësisht se fshatrat “u dogjën, u përvëluan dhe u shkatërruan”, duke shtuar se “një ditë këta persona do të mbajnë përgjegjësi për dëmet” që, sipas komunikatës, po i shkaktonin popullit dhe vendit.

Sipas Prokurorisë, kjo përbënte një mesazh të qartë ndaj atyre që, siç pretendohet, pengonin konsolidimin e kontrollit të UÇK-së.

Prokurorët kanë këmbëngulur se paraqitja e kontributit të Thaçit si “neutral” nuk qëndron, duke e cilësuar këtë interpretim si të pajustifikueshëm përballë provave që, sipas tyre, tregojnë të kundërtën. Në këtë linjë, Prokuroria ka thënë se nuk mund të konsiderohet “kontribut neutral” përdorimi i një gjuhe të tillë nga pozita që kishte Thaçi, sikurse as veprimet që ajo i atribuon si pjesë të akuzave, përfshirë marrjen në pyetje, kërcënimet dhe rrahjet e personave në Qirez.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Prokuroria Speciale thotë se Thaçi i mashtroi ndërkombëtarët për atë që ndodhte në terren

Next Story

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj e përkrah haptas kandidatin e PDK-së, pa frikë nga ligji

Latest from Blog

Go toTop