24.01.2026
1 min read

Kurti kërkon hetim deri në fund: Manipuluesit të ndëshkohen

Reagimi i Kurtit në Facebook:

Komisionerë e individë që në mënyrë klandestine janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë e subjekte politike nuk kanë amnisti. I inkurajojmë institucionet përgjegjëse që hetimet të shkojnë deri në fund. Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qenë gjithnjë gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të shprehur përmes votës në kuti të votimit dhe ashtu do të qëndrojë përherë. Republika e Kosovës është shembull i demokracisë në rajon dhe i proceseve zgjedhore. Adresimi përmes ligjit dhe llogaridhënies për rastet e dyshimeve të manipulimeve brenda subjekteve politike, është i domosdoshem për integritetin e procesit. Vullneti i qytetarëve është i shenjtë, vota është e lirë, dhe kjo do të garantohet deri në fund. Dyshimet duhet të hetohen, manipuluesit duhet të ndëshkohen, këto raste nuk duhet të na shfaqen kurrë më në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Dy të arrestuar në Ferizaj për marihuanë dhe armëmbajtje pa leje

Next Story

Ndërprerje e rrymës në Prishtinë dhe Ferizaj për shkak të punimeve

Latest from Blog

Go toTop