23.01.2026
2 mins read

Protesta e PD-së, nesër bllokohen disa rrugë të Tiranës


PD e paraqet protestën si reagim ndaj “qeverisjes aktuale” dhe si shprehje “zemërimi qytetar”.  

• Kërkesa kryesore e artikuluar publikisht nga Sali Berisha: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.  

• Në disa deklarime/raportime, PD e lidh protestën edhe me kontestimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.  

• Po ashtu, është artikuluar si objektiv politik “rrëzimi i qeverisë” dhe krijimi i një qeverie teknike që do të çonte në zgjedhje të parakohshme.  

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka hartuar planin e masave për garantimin e sigurisë gjatë protestës së thirrur nga Partia Demokratike, e cila pritet të mbahet nesër para Kryeministrisë, duke nisur nga ora 17:00.

Njoftimi zyrtar:

“Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e nesërme, i cili nis në orën 17:00 para Kryeministrisë.Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private. Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme dhe të nesërme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht: -Nga ora 23:45, të ditës së sotme, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”, -Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative. Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.Duke marrë shkas nga disa deklarata publike, i bejmë thirrje qytetarëve që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kunderligjshme që cënojnë rendin dhe sigurinë publike“.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Prokuroria: Fillimisht u intervistuan komisionerët, më pas priten edhe kandidatët

Next Story

“Do t’i ballafaqojmë kandidatët për deputetë me komisionerët” – Krejt çka ndodhi sot në Prizren

Latest from Blog

Go toTop