20.01.2026
1 min read

KESCO lajmëron se sistemi elektroenergjetik po operon në kushte të vështira dimërore, rritet konsumi

“KESCO njofton konsumatorët dhe opinionin publik se sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kushte të vështira dimërore.

Temperaturat e ulëta dhe përdorimi i shtuar i energjisë elektrike për ngrohje kanë ndikuar në rritje të theksuar të konsumit. Në periudhat kur prodhimi vendor mbetet i ulët, nevoja për import të energjisë elektrike rritet ndjeshëm. Megjithatë, mundësitë për sigurimin e energjisë nga importi janë të kufizuara për shkak të kushteve teknike të sistemit elektroenergjetik në të cilin operon Kosova, duke e bërë të vështirë mbulimin e plotë të kërkesës në çdo moment.

KESCO është vazhdimisht e angazhuar në shfrytëzimin e të gjitha mundësive të disponueshme për sigurimin e energjisë elektrike, përfshirë kontratat afatgjata dhe blerjet në tregjet afatshkurtra. Megjithatë, në situata kur nevoja për import është shumë e lartë, mbulimi i plotë i kërkesës paraqet vështirësi të mëdha.

Në këtë kontekst, KESCO u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të përdorin me kujdes energjisë elektrike dhe të ndërmarrin masa konkrete për kursimin e saj, veçanërisht gjatë orëve të pikut. Kursimi i energjisë elektrike është i domosdoshëm si nga aspekti operativ ashtu edhe nga ai teknik.

KESCO mbetet e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve ndaj konsumatorëve dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet relevante, po punon për ruajtjen e stabilitetit të sistemit dhe sigurimin e furnizimit me energji elektrike.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe sfiduese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Paralajmërim i MSh: Kujdes nga “kurat” e rreme për autizëm, rasti i Arianit Sllamnikut

Next Story

“Projekt për përçarje fetare” Asdren Bytyqi dorëzon kallëzim penal ndaj Belisar Jezerci

Latest from Blog

Go toTop