19.01.2026
1 min read

KEK parashtron padi ndaj Janina Ymerit dhe Klan Kosova

NJOFTIM ZYRTAR – KEK sh.a.

KEK sh.a. dëshiron të informojë opinionin publik se ka parashtruar tashmë padi ndaj znj. Janina Imeri, e cila ndodhet në shqyrtim nga organet kompetente të drejtësisë, si pjesë e veprimeve ligjore për mbrojtjen e integritetit institucional.

Në të njëjtën kohë, KEK sh.a., në ushtrim të kompetencave ligjore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë çdo masë raportimi, përfshirë raportimin në rrjetet sociale, si dhe çdo veprim ligjor për të ndaluar përhapjen e informatave të rrejshme dhe propagandës, përfshirë rastet kur ato vijnë nga zyrtarë publikë. Çdo përpjekje për të denigruar punonjësit ose përfaqësuesit e Korporatës, ose për t’i atribuar KEK-ut përgjegjësi që nuk i përkasin, është e papranueshme dhe do të ndjeket deri në fund ligjërisht.

KEK sh.a. dëshiron gjithashtu të theksojë se nuk ekziston asnjë pengesë për qasjen në informacionet zyrtare, të cilat janë publike, transparente dhe të qasshme për të gjithë përmes ueb-faqes zyrtare të Korporatës. Të dhënat e KEK sh.a. janë zyrtare, të verifikueshme dhe të krahasueshme me të dhënat publike të KOSTT-it.

KEK sh.a. mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, informimit të saktë dhe mbrojtjes së integritetit institucional.

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS (KEK-SH.A.)

/Guxo.info/.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

39 persona humbin jetën dhe 122 të lënduar në Spanjë

Next Story

Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 688 nga 2,557 vendvotime

Latest from Blog

Go toTop