Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Davosit në Zvicër, ku pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF), së bashku me liderë nga vende të ndryshme të botës.
Kosova, në kuadër të këtij forumi, do ta ketë për të dytin vit radhazi “Shtëpinë e Kosovës”, e cila shërben si hapësirë prezantimi dhe diskutimi për temat me interes ekonomik e investues.
Sipas njoftimit, Kurti do të marrë pjesë në ngjarjet dhe panelet e diskutimit që organizohen në “Shtëpinë e Kosovës”, ndërsa paralelisht do të zhvillojë edhe takime zyrtare bilaterale me udhëheqës të lartë dhe investitorë, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror.