Në rajonin e Prishtinës kanë vazhduar angazhimet për menaxhimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në trafik, në kuadër të planit operativ “Sezoni Dimëror”, që po zbatohet për shkak të kushteve atmosferike.
Sipas njoftimit policor, nga 1 janari deri më 14 janar 2026, zyrtarët policorë në koordinim me institucionet përkatëse dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë angazhuar në rregullimin e trafikut, veçanërisht në zonat ku qarkullimi është vështirësuar. Paralelisht, vetëm gjatë dy javëve të para të këtij viti janë shqiptuar 1.883 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.
Policia thekson se, përveç tejkalimit të shpejtësisë, sfidë mbetet numri i automjeteve të paregjistruara: gjithsej 353 raste, të cilat konsiderohen problem serioz për sigurinë, pasi këto automjete qarkullojnë pa kontrollim teknik. Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor – Prishtinë ka apeluar që drejtuesit t’u përmbahen rregullave dhe shenjave të trafikut, duke paralajmëruar vazhdim të aktiviteteve policore në ditët në vijim.
Raporti Policor
Në rajonin e Prishtinës, vazhdojnë angazhimet për rritjen e sigurisë në trafik
Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor, edhe pse nga data 1 janar deri më 14 janar 2026, ka qenë duke vepruar në zbatimin e planit operativ “Sezoni Dimëror”, për shkak të kushteve atmosferike, zyrtarët policorë në koordinim me zyrtarët e Ministrisë përkatëse dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, janë angazhuar në rregullimin dhe menaxhimin e trafikut rrugor, veçanërisht në zonat ku është vështirësuar qarkullimi.
Paralelisht me këto angazhime, është punuar edhe në rritjen e sigurisë në trafik.
Vetëm gjatë dy javëve të para të këtij viti, në rajonin e Prishtinës, janë shqiptuar 1.883 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.
Përveç tejkalimit të shpejtësisë, sidomos në kushtet e dimrit, nga statistikat e grumbulluara, sfidë mbetet një numër i madh i automjeteve të paregjistruara, gjithsej 353, gjë kjo që paraqet një problem serioz për sigurinë në trafik, pasi këto automjete qarkullojnë në rrugë pa kontrollim teknik.
Duke apeluar te të gjithë drejtuesit e automjeteve që t’u përmbahen rregullave dhe shenjave të trafikut, ju njoftojmë se Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor-Prishtinë do të vazhdoj aktivitetet policore për mbarëvajtje dhe siguri në rrugë.


/Guxo.info/.