Komuna ka nisur aksionin për rrënimin e ndërtimeve/strukturave të vendosura në mënyrë të kundërligjshme dhe lirimin e hapësirës publike në zonën pranë Stacionit të Autobusëve.
Në një reagim publik në Facebook, Faton Peci ka bërë të ditur se ky është vendimi i radhës në kuadër të aksioneve që, sipas tij, do të vazhdojnë “në vazhdimësi” deri në lirimin e plotë të të gjitha hapësirave publike. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të mos i uzurpojnë hapësirat publike, duke paralajmëruar se të gjithë ata që shfrytëzojnë ose mbajnë të uzurpuara hapësirat komunale, do të përballen me konsekuenca të parashikuara me ligj.
Komuna pritet të njoftojë për hapat e radhës dhe zonat ku do të zhvillohen aksionet e tjera.
Publikimi i Faton Pecit
“Vendimi i radhës është rrënimi dhe lirimi i hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve”.
“Aksione të tilla do të kemi në vazhdimësi deri në lirimin e plotë e të gjitha hapësirave publike”.
“Përmes këtij vendimi u bëj thirrje qytetarëve që të mos i uzurpojnë hapësirat publike, sepse të gjithë ata që në mënyrë të kundërligjshme shfrytëzojnë ose i kanë të uzurpuara hapësirat komunale do të kenë konsekuenca të tilla ashtu siç është e paraparë me ligj”.
/Guxo.info/.