15.01.2026
2 mins read

Specialja publikon orarin e deklaratave përmbyllëse në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale ka publikuar datat e deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seancat do të mbahen në Hagë më 9–13 shkurt, si dhe më 16 dhe 18 shkurt, nga ora 09:00 deri në 16:30. Më 9–10 shkurt do të paraqitet deklarata përmbyllëse e Prokurorisë dhe ajo e Mbrojtjes së Viktimave. Më 11–12 shkurt priten deklaratat e mbrojtjes së Thaçit dhe Veselit, ndërsa më 12–13 shkurt ajo e Selimit. Deklarata e Krasniqit nis më 13 shkurt dhe vazhdon më 16 shkurt, kur pritet të ketë edhe pyetje nga Trupi Gjykues.

Komunikata

Më 9 deri më 13 dhe më 16 dhe 18 shkurt, do të paraqiten para Dhomave të Specializuara në Hagë deklaratat përmbyllëse në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seancat janë planifikuar të mbahen nga ora 09:00 deri në orën 16:30. Ato mund të përcillen përmes transmetimit në faqen së internetit të DHSK-së me 45 minuta vonesë, në tri gjuhët e gjykatës, shqipe, serbishte dhe anglishte, ose nga galeria publike.

Për shkak të interesit të madh për të marrë pjesë në këto seanca, regjistrimi paraprak është i domosdoshëm për të përcjellë seancat nga galeria publike në ndërtesën e gjykatës në Hagë.  Për regjistrim paraprak, luteni të dërgoni një mesazh elektronik në adresën PUBLIC@scp-ks.org me emrin tuaj dhe datat për të cilat dëshironi të regjistroheni. Gazetarët duhet të tregojnë organin e median që ata përfaqësojnë dhe nëse kanë nevojë për ulëse në qendrën për median.  

Ju lutem mbani parasysh se ulësja juaj në galerinë publike dhe në qendrën për median konsiderohen të konfirmuara vetëm pasi të keni marrë konfirmimin me postë elektronike. Konfirmimi me postë elektronike do të dërgohet jo më vonë se të enjten, 5 shkurt. 

Ju lutem mbani parasysh se afati për regjistrim paraprak është deri të premten 30 janar në orën 17:30 (CET).

Për personat që përcjellin seancën nga galeria publike, ju lutem të mbani parasysh rregullat e sjelljes në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Rendi i ditës për deklaratat përmbyllëse 

Rendi i ditës më poshtë buron nga Njoftimi i Trupit Gjykues në lidhje me Mbylljen e Procedurës së Paraqitjes së Provave i datës 18 dhjetor 2025. Ky rend dite bazohet në vlerësimet aktuale dhe mund të ndryshojë, për shembull nëse një palë ka nevojë për më pak kohë seç mendohej.

E hënë, 9 shkurt – Deklarata Përmbyllëse e Prokurorisë

E martë, 10 shkurt – Deklarata Përmbyllëse e Prokurorisë; Deklarata Përmbyllëse e Mbrojtjes së Viktimave

E mërkurë, 11 shkurt – Deklarata Përmbyllëse e Mbrojtjes së Thaçit; Deklarata Përmbyllëse e Mbrojtjes së Veselit

E enjte, 12 shkurt – Deklarata Përmbyllëse e Mbrojtjes së Veselit; Deklarata Përmbyllëse e Mbrojtjes së Selimit

E premte, 13 shkurt – Deklarata Përmbyllëse e Mbrojtjes së Selimit; Deklarata Përmbyllëse e Mbrojtjes së Krasniqit

E hënë, 16 shkurt – Deklarata Përmbyllëse e Mbrojtjes së Krasniqit; pyetje të mundshme nga Trupi Gjykues

E mërkurë, 18 shkurt – Përgjigje nga palët dhe deklarata nga të akuzuarit.

/Guxo.info/.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Si u licencua kompania serbe “EFT”, e lidhur me Vuk Hamoviq, gjatë qeverisjes Kurti

Next Story

“S’ka tolerim për uzurpim”: Faton Peci paralajmëron masa ligjore

Latest from Blog

Go toTop