Më 29 mars të vitit 2025, është deklaruar pasuria Vjosa Osmani-Sadriut në cilësinë e Presidentes së Kosovë.
Agjencia për parandalimin e korrupsionit na ofron një pasqyrë të profilit të Presidentes, përfshirë të ardhurat, pasuritë, mjetet dhe detyrimet finaciare.
Osmani ka deklaruar të ardhura vjetore personale:
11,639.00 euro mëditje për udhëtime zyrtare jashtë vendit, të pranuara cash.
33,104.00 euro paga neto nga Presidenca e Republikës së Kosovës, përmes Raiffeisen Bank Kosovo.
Osmani ka deklaruar të ardhura vjetore të bashkëshortit:
- 11,068.33 euro paga vjetore nga thesari i Kosovës, përmes Banka Kombëtare Tregtare.
- 12,500.00 dollarë nga qiratë (të hyra neto nga qiraja) në Australi, cash.
- 19,233.33 euro pagesa (vendime gjyqësore) nga Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Banka Kombëtare Tregtare.
- 2,795.96 euro mëditje për udhëtime zyrtare jashtë vendit nga Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Banka Kombëtare Tregtare.
Në bazë të dokumentit, Osmani ka deklaruar pasuri të paluajtshme:
- një banesë 67 m2, e blerë me kursime dhe kredi, e përfituar më 2011, me vlerë 59,760 euro, në pronësi të bashkëshortit.
- një garazh kolektiv 14 m2, i blerë me kursime dhe kredi, i përfituar më 2011, me vlerë 6,000 euro, në pronësi të bashkëshortit.
- një shtëpi në Australi 150 m2, e ndërtuar me kursime dhe kredi, e përfituar më 2004, me vlerë 170,000 euro, në pronësi të bashkëshortit.
- tokë 5.10 ari, e blerë me kursime dhe borxh, e përfituar në 2016, me vlerë 35,000 euro, në pronësi të deklarueses.
- një banim 244 m2, i blerë me kursime, borxhe dhe shitjen e banesës në Prishtinë, i përfituar më 2019, me vlerë 208,000 euro, në pronësi të përbashkët.
- një banim në Australi 218 m2, i blerë (financuar sipas deklarimit me shitje prone, vlerë trashëgimie, kursime dhe hua familjare), i përfituar më 2023, me vlerë 510,000 euro, në pronësi të bashkëshortit.
Gjithashtu, Osmani ka deklaruar pasuri të luajtshme mbi 3,000 euro:
- një veturë Mercedes-Benz, e blerë me kursime dhe me të hyra nga shitja e veturës paraprake, e përfituar më 2022, me vlerë 10,000 euro, në pronësi të bashkëshortit.
Po ashtu, Osmani ka deklaruar mjete monetare në banka/depozita si më poshtë:
- 2,511.00 euro në Raiffeisen Bank Kosovo (Kosovë), me prejardhje paga dhe mëditje, depozita/kursime, në pronësi të deklarueses.
- 29.48 euro në Banka Kombëtare Tregtare (Kosovë), me prejardhje paga, depozita/kursime, në pronësi të bashkëshortit.
- 0.91 euro në NLB Maqedoni (Shkup, Maqedoni e Veriut), me prejardhje paga, depozita/kursime, në pronësi të bashkëshortit.
- 116.00 dollarë australianë në CBA (Australi), me prejardhje depozitim (në tabelë figuron 0.00 euro ekuivalent), depozita/kursime, në pronësi të bashkëshortit.
Detyrime financiare të përbashkëta me vlerë të mbetur, të deklaruara:
- 16,000 euro për këste të papaguara për punë shtesë të shtëpisë nga kompani të ndryshme.
- 40,500 euro për huamarrje për pagesën e banimit në Melbourne.
Këtu e kemi deklarimin e plotë të pasurisë së Vjosa Osmani-Sadriut.