06.01.2026
1 min read

Dyshime për keqpërdorim të tokave shtetërore në fshatin Prelez të Ferizajt, banorët fajësojnë komunën

Banorët e fshatit Prelez në Ferizaj kanë ngritur dyshime për keqpërdorim të tokave shtetërore dhe shkelje të të drejtave pronësore, lidhur me projektin e rreth-rrotullimit në këtë zonë.

Sipas tyre, trasa e rreth-rrotullimit në fshatin Prelez të Ferizajt është devijuar nga projekti fillestar për interesa personale të disa individëve, për çka banorët fajësojnë Komunën e Ferizajt dhe disa zyrtarë komunalë. Si pasojë, sipas banorëve, janë prekur prona private të disa familjeve.

Ata pohojnë se rasti nuk kufizohet vetëm në ndryshimin e projektit infrastrukturor, pasi pretendojnë se më herët prona e familjes Ibishi është fshirë nga evidencat kadastrale, për t’i hapur rrugë privatizimeve të dyshimta, ndërsa më pas është rikthyer në regjistra pas sigurimit të dokumentacionit pronësor nga Serbia.

Sipas banorëve, rasti është denoncuar edhe në Njësinë për Krime Ekonomike, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga institucionet përgjegjëse. /Guxo.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Presidenca: Nuk kemi informacion për verifikim të pasurisë së Vjosa Osmanit

Next Story

Dyshime mbi rritjen e pasurisë së presidentes Vjosa Osmani

Latest from Blog

Go toTop