06.01.2026
1 min read

Presidenca: Nuk kemi informacion për verifikim të pasurisë së Vjosa Osmanit

Pas raportimeve se pasuria e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mund t’i nënshtrohet verifikimit nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Presidenca ka deklaruar se nuk ka asnjë njoftim ose informacion zyrtar për një procedurë të tillë.

Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, ka thënë se presidentja mbështet çdo proces verifikimi që zhvillohet në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të bazuar në fakte.

“Presidentja Osmani mirëpret çfarëdo verifikimi nga cilido institucion, që është i bazuar në pavarësi, paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në fushata njollosjesh, të cilat dihet mirëfilli pse po ndodhin në këtë fazë,” ka deklaruar Kupina.

Ai ka shtuar se Osmani nuk do të pranojë, siç e quajti ai, fushata njollosjeje me prapavijë politike, duke theksuar se çdo shqyrtim institucional duhet të zhvillohet mbi baza ligjore dhe profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

SHBA dhe nafta e Venezuelës

Next Story

Dyshime për keqpërdorim të tokave shtetërore në fshatin Prelez të Ferizajt, banorët fajësojnë komunën

Latest from Blog

Go toTop