Për një paradoks të madh, Venezuela ka rezervat më të mëdha të provuara të naftës në botë. Rreth 303 miliardë fuçi. Për krahasim: Arabia Saudite ka rreth 267 miliardë. Irani rreth 209 miliardë.
Por këtu vjen befasia. Edhe pse ka kaq shumë naftë Venezuela sot prodhon shumë pak. Prodhimi ka rënë shumë që nga fillimi i viteve 2000. Sepse ka pasur: investime te dobëta, keqmenaxhim, dhe degradim të infrastrukturës së naftës. Shtoji këtu edhe sanksionet e SHBA-së. Që e kanë kufizuar vendin në investime, pajisje dhe pjesë këmbimi. Sipas vlerësimeve të fundit… Venezuela prodhonte rreth 860 mijë fuçi në ditë. Kjo është më pak se një e treta e nivelit të 10 viteve më parë. Dhe më pak se 1% e konsumit global. Ka edhe një problem tjetër. Nafta e Venezuelës është kryesisht “e rëndë” dhe me shumë squfur.
Kjo do të thotë… është më e vështirë dhe më e shtrenjtë për t’u rafinuar. Ndërkohë, Donald Trump ka thënë se dëshiron të shfrytëzojë rezervat e Venezuelës dhe që kompanitë amerikane të investojnë miliarda për të riparuar industrinë e dëmtuar të naftës. Por ekspertët paralajmërojnë: pengesat kryesore janë ligjore dhe politike. Pa stabilitet askush nuk fut miliarda në terren. Dhe edhe nëse nis sot një rritje e ndjeshme e prodhimit mund të kërkojë vite të tëra.
Madje deri në një dekadë. Sot për sot, në Venezuelë përmendet se vetëm Chevron mbetet aktive me licencë, dhe ka rol të rëndësishëm në nxjerrjen e naftës. Pra, përmbledhja këtu: Venezuela ka “det nafte” nën tokë, por ta kthesh atë në fuqi ekonomike reale, është një rrugë e gjatë, e kushtueshme dhe e lidhur ngushtë me politikën.
/Guxo.info/
