December 5, 2025
1 min read

Serbia arreston në Merdar shtetasin shqiptar, pretendon se ia gjetën flamurin e UÇK-së

Policia e Serbisë njofton ka arrestuar një shtetas shqiptar, L.D. (1992), nën dyshimin se i ka gjetur në veturë një flamur me simbole të UÇK-së.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare të Merdares, ku policia ka kontrolluar një furgon të tipit Mercedes, i cili drejtohej nga i shtetasi shqiptar dhe vinte nga drejtimi i Policisë së Kosovës.

Gjatë kontrollit, policia thotë se i ka gjetur nën sedilje një flamur të kuq me shenja të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

L.D. është ndaluar për 48 orë dhe pritet të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje, ku do të procedohet me kallëzim penal për veprën e dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Aksident trafiku me fatalitet në Mitrovicë të Jugut – humb jetën një grua 53-vjeçare

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop