December 4, 2025
1 min read

Ekstradohet nga Hungaria një i dënuar për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje

Prizren, 04 dhjetor 2025 – Një shtetas kosovar i dënuar me rreth katër vite burg është ekstraduar nga Hungaria në Kosovë, pas një operacioni të koordinuar mes autoriteteve të të dy vendeve.

Sipas Policisë së Kosovës, më 04.12.2025 është realizuar ekstradimi i S.T., 49 vjeç, nga fshati Gjonaj i Komunës së Prizrenit, i cili kishte qëndrim të përkohshëm në Hungari dhe i ishte shmangur vuajtjes së dënimit.

Ndaj tij ishin lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare me kërkesë të Gjykatës Themelore në Prizren, për veprat penale:

• Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave analoge

• Kultivimi i bimëve të kanabisit (KPK 272/1)

• Mbajtja në pronësi apo posedim të paautorizuar të armëve (KPK 366/1)

I dënuari ishte gjykuar me 3 vite e 10 muaj burgim dhe gjobë prej 4,000 euro, por kishte shmangur zbatimin e vendimit gjyqësor.

Pas ekstradimit, ai është pranuar nga zyrtarët kompetentë të Kosovës dhe është shoqëruar nga policia e Stacionit Prizren drejt Qendrës së Paraburgimit, ku do të vazhdojë procedurat ligjore.

Policia e Kosovës ka falënderuar autoritetet hungareze për bashkëpunimin, duke theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhër-arresteve dhe në forcimin e sigurisë publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Muho Asllani, ish-funksionar i lartë i PPSH-së

Next Story

Aksident trafiku me fatalitet në Mitrovicë të Jugut – humb jetën një grua 53-vjeçare

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop