Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lushnjës, ku brenda një intervali të shkurtër kohor kanë humbur jetën babë e bir nga familja Qokaj.
Fillimisht është ndarë nga jeta kryefamiljari, 88-vjeçari Ndue Martin Qokaj. Vetëm pak orë pas përshëndetjes së fundit të babait të tij, ka ndërruar jetë edhe i biri, 49-vjeçari Besnik Qokaj.
Mësohet se një ditë më parë Besniku kishte njoftuar humbjen e të atit, ndërsa në mbrëmje, pasi ishte shtrirë për të pushuar, është gjetur pa shenja jete nga familjarët. Bashkëshortja e ka thirrur për ta zgjuar, por ai nuk ka reaguar, dhe më pas mjekët kanë konfirmuar vdekjen.
Të njohurit e tij e përshkruajnë Besnik Qokajn si një njeri të qetë, të respektuar dhe shembullor për komunitetin e Lushnjës. Lajmi i dy humbjeve brenda një familjeje ka sjellë dhimbje dhe trishtim të madh në zonë.
Burimi: Top Channel