Një studim i ri sugjeron se vaksina kundër herpes zoster (shingles), përveç mbrojtjes nga infeksioni viral, mund të ketë efekt pozitiv edhe në ngadalësimin e progresit të dementias.
Herpes zoster shkaktohet nga virusi varicella-zoster, i njëjti që shkakton lija e dhenve, dhe prek rreth një në tre persona gjatë jetës. Për këtë arsye, në SHBA rekomandohen dy doza vaksine për të rriturit mbi 50 vjeç. Vaksina vlerësohet mbi 90% efektive në parandalimin e sëmundjes, por hulumtimet e fundit po tregojnë përfitime të tjera të mundshme.
Një studim i botuar në revistën Cell, i udhëhequr nga Dr. Pascal Geldsetzer i Universitetit Stanford, tregon se vaksina mund të ketë rol terapeutik te personat që tashmë jetojnë me dementia, duke ulur rrezikun e vdekjes nga kjo sëmundje.
“Ne shohim një ulje të rrezikut të vdekjes nga dementia tek ata që tashmë e kanë sëmundjen,” u shpreh Geldsetzer. “Kjo nënkupton se vaksina mund të mos jetë vetëm preventive, por edhe trajtuese – diçka shumë premtuese dhe e papritur.”
Studimi analizoi të dhënat shëndetësore të më shumë se 282,500 personave në Uells, ku programi i vaksinimit ndaj shingles filloi në vitin 2013. Krahasimet mes të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve treguan se vaksina:
- uli rrezikun për diagnozë të re të dementias me 3.5 pikë përqindje në 7 vjet;
- uli rrezikun e diagnozës së dëmtimeve të lehta njohëse me 3.1 pikë përqindje në 9 vjet;
- uli rrezikun e vdekjes nga dementia me 29.5 pikë përqindje në 9 vjet tek pacientët që tashmë kishin sëmundjen.
Efekti mbrojtës ishte më i theksuar te gratë.
Megjithatë, neurologët paralajmërojnë se rezultatet duhet të interpretohen me kujdes, pasi nuk është e qartë nëse përfitimet vlejnë njësoj edhe për versionin më të ri të vaksinës që aktualisht përdoret.
Dr. Joel Salinas nga NYU Langone tha se lidhja është “premtuese, biologjikisht e mundshme dhe e mbështetur nga të dhënat,” por kërkon më shumë prova laboratorike dhe klinike.
Burimi: CNN