December 4, 2025
1 min read

Rutte për Putin: “E pamë me uniformë ushtarake, si ushtar në front, por në fakt jo në front”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se vazhdimi i bisedimeve për paqe për përfundimin e luftës në Ukrainë është zhvillim pozitiv, por theksoi se aleanca duhet të sigurojë që Ukraina të jetë në pozitën më të fortë të mundshme, si në fushën e betejës ashtu edhe në tryezën e negociatave.

Deklaratat e tij u bënë pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, ku fokusi kryesor ishte siguria euro-atlantike dhe lufta në Ukrainë.

“Si të sigurojmë që Ukraina të mbetet sa më e fortë? Bisedimet për paqe vazhdojnë, dhe kjo është pozitive. Por duhet të sigurojmë që Ukraina të jetë në pozitën më të fortë të mundshme për të rezistuar, për të vazhduar luftën kundër Rusisë dhe për të hyrë e fuqishme në çdo fazë negociatash”, u shpreh Rutte.

Shefi i NATO-s komentoi shkurtimisht edhe paraqitjen e fundit të presidentit rus Vladimir Putin, duke refuzuar të merret me çdo deklaratë të tij.

“Nuk do të reagoj ndaj çdo gjëje që thotë Putini. E pamë me uniformë ushtarake, si ushtar në front, por në fakt jo në front. Dy ditë më parë ishte larg vijës së frontit”, tha Rutte.

Ai shtoi se është në komunikim të rregullt me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mark Rubio, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit transatlantik.

Në përfundim, Rutte nënvizoi se procesi i paqes duhet të vazhdojë dhe se aleanca shpreson të prodhojë rezultate konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Australia i jep Ukrainës 95 milionë AUD ndihmë ushtarake dhe sanksionon flotën ruse

Next Story

Studim i ri: Vaksina kundër herpes zoster mund të ngadalësojë përparimin e dementias

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop