December 4, 2025
1 min read

Federata Evropiane e Gazetarëve alarmon për sigurinë e gazetarëve – kërkon përgjegjësi nga Kurti pas deklaratës së Kurteshit

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutiérrez, i ka kërkuar kryeministrit në detyrë Albin Kurti që të reagojë urgjentisht ndaj, siç ka thënë, fushatës së shpifjeve dhe sulmeve verbale ndaj gazetarëve, pas deklaratave të anëtarit të KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.

Në një reagim publik, Gutiérrez ka dënuar ashpër deklaratat e Kurteshit, i cili e ka cilësuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) si “aleancë të grupeve kriminale”.

“Ky krahasim i një organizate shumë të respektuar evropiane të gazetarëve me një grup kriminal është i turpshëm dhe i padenjë. AGK është një organizatë e respektuar që po e bën punën e saj, duke mbrojtur gazetarët dhe gazetarinë”, ka deklaruar ai.

Gutiérrez i ka bërë thirrje Kurtit që të mos i tolerojë deklarata të tilla, duke paralajmëruar se heshtja institucionale po dëmton imazhin e vendit dhe besueshmërinë e mediave.

“Duke toleruar shpërthime të tilla, ju po i minoni gazetarët, kredibilitetin e tyre dhe vetë vendin, duke lejuar që partia juaj të denigrojë këdo që guxon t’ju mbajë ju dhe politikëbërësit e tjerë përgjegjës”, thuhet në reagim.

Ai shtoi se gjuha denigruese mund të nxisë dhunë fizike ndaj gazetarëve, duke paralajmëruar se praktikat e tilla “duhet të ndalen menjëherë”.

“Kam parë shumë gazetarë të vuajnë abuzime dhe sulme fizike, shpesh pasi janë denigruar publikisht. Ju keni përgjegjësi të ndalni këto praktika të stilit mafioz. Në të kundërtën, do të jeni bashkëpërgjegjës për to”, thuhet më tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

“Nuk do ta tolerojmë”: SHBA sanksionon individë që lehtësuan migrimin e paligjshëm

Next Story

Xhavit Haliti: Kurti duhet të kontrollohet edhe psikologjikisht

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop