December 4, 2025
1 min read

Mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit përmbyll provat në gjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit ka përfunduar zyrtarisht paraqitjen e provave. Ky hap është bërë më 2 dhjetor 2025, pasi edhe mbrojtja e të dyve njoftoi veçmas për mbylljen e fazës së provave në rastin ku ata, së bashku me Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Mbrojtja kishte nisur paraqitjen e provave më 15 shtator 2025. Fillimisht dëshmoi ish-ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin, i ndjekur më pas nga ish-këshilltari ligjor në delegacionin shqiptar të Rambujesë, Paul Williams. Më 22 shtator nisi dëshminë edhe ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark – John Stewart Duncan – i cili përfundoi një ditë më pas.

Më 30 shtator dëshmoi James Peter Covey, ish-zëvendësi i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, i cili përfundoi paraqitjen e tij më 2 tetor. Dëshmitë vazhduan në nëntor me ish-diplomatin amerikan Christopher Hill (10–12 nëntor), ndërsa më 12 dhe 13 nëntor dëshmoi Michael Durkee, ish-këshilltar politik i Wesley Clark. Vetë Clark dëshmoi më 17 dhe 18 nëntor 2025.

Përkrahje ndaj të akuzuarve është shprehur vazhdimisht edhe përmes protestave. Gjatë këtij viti janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg.

Ndërkohë, Prokuroria kishte njoftuar për përfundimin e paraqitjes së provave më 15 prill 2025, duke i lënë palët më pas t’i zhvillojnë seancat e mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Mbi 2,000 komente abuzive në rrjetet sociale ndaj trajnerëve dhe futbollistëve brenda një fundjave

Next Story

“Nuk do ta tolerojmë”: SHBA sanksionon individë që lehtësuan migrimin e paligjshëm

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop