November 28, 2025
1 min read

Trump: Do të ndaloj përgjithmonë migrimin drejt SHBA nga vendet e botës së tretë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se planifikon të “pezullojë përgjithmonë migrimin” drejt Shteteve të Bashkuara nga të gjitha “vendet e botës së tretë”. Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në platformën Truth Social, duke theksuar se një masë e tillë, sipas tij, do t’i jepte mundësi sistemit amerikan të rikuperohej nga politikat e deritashme të imigracionit, të cilat ai i konsideron të dëmshme për jetesën dhe përfitimet e qytetarëve amerikanë.

Trump nuk ka dhënë detaje për zbatimin e planit dhe as nuk ka specifikuar se cilat shtete do të përfshihen në këtë pezullim të mundshëm.

Deklarata e tij vjen pas akuzimit të një shtetasi afgan për një sulm me armë në Washington DC ndaj dy pjesëtarëve të Gardës Kombëtare, ku njëri prej tyre humbi jetën. Ngjarja ka ashpërsuar më tej retorikën e Trump për çështjet e imigracionit, një nga temat kryesore të agjendës së tij politike.

Pas incidentit, SHBA pezulloi përkohësisht përpunimin e të gjitha kërkesave për imigrim nga shtetasit afganë, në pritje të një rishikimi të plotë të protokolleve të sigurisë dhe verifikimit. Ndërkohë, Shërbimi i Shtetësisë dhe Imigracionit (USCIS) njoftoi se do të rivlerësojë kartat e gjelbra të lëshuara për persona nga 19 vende të ndryshme.

Sipas dokumenteve të Shtëpisë së Bardhë, disa nga vendet e përfshira në këtë listë janë Afganistani, Kuba, Haitit, Irani, Somalia dhe Venezuela. BBC raportoi se USCIS iu referua pikërisht një proklamate të qershorit kur u pyet për vendet e prekura.

Masat e reja sinjalizojnë një drejtim edhe më të ashpër të administratës Trump ndaj çështjes së imigracionit, duke e rikthyer atë si një temë qendrore të diskursit politik amerikan.

https://guxo.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Thaçi në Hagë kritikon caktimin e seancës në Ditën e Flamurit

Next Story

Ben Blushi – “SOT DITA E NDARJES NGA SËMUNDJA JONË MË E MADHE OTOMANIZMI”

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop