November 28, 2025
1 min read

Thaçi në Hagë kritikon caktimin e seancës në Ditën e Flamurit

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar në seancën e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke shprehur pakënaqësinë e tij për mbajtjen e konferencës javore pikërisht më 28 nëntor, Ditën e Flamurit dhe festën kombëtare të shqiptarëve.

Gjatë fjalës së tij para gjykatësit, Thaçi theksoi se vendosja e seancës në këtë datë ishte e papërshtatshme dhe duhej shmangur. Ai u shpreh se praktika të tilla nuk do të lejoheshin në shtetet e tjera dhe nuk duhet të ndodhin as për Kosovën.

“Unë e mirëpres mbajtjen e kësaj seance dhe jam këtu sepse besoj në respektimin e shtetit ligjor. Por është me rëndësi që në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që nuk lejohen në vendet tuaja. Si çdo popull, edhe ne shqiptarët kemi historinë, vlerat dhe festat tona kombëtare. Caktimi i seancës sot, më 28 nëntor, është befasi jo e mirë. Kjo është një ditë feste kombëtare, shtetërore dhe familjare, një ditë e dinjitetit dhe krenarisë,” tha Thaçi, duke shtuar se shqiptarëve u uron ta festojnë të bashkuar dhe me dinjitet.

Seanca e sotme shënoi hapjen e konferencës javore në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, lidhur me administrimin e drejtësisë.

Në mbyllje, Thaçi tha se beson që “nëntorët e ardhshëm do t’i festojmë bashkërisht”.

https://guxo.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ahmeti me mesazh për 28 Nëntorin: “Një komb, një gjuhë, një flamur – të bashkuar në Europë”

Next Story

Trump: Do të ndaloj përgjithmonë migrimin drejt SHBA nga vendet e botës së tretë

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop