Prishtinë, 28 Nëntor 2025 – Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Prishtinë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka kryer shitjen e mjeteve të rrezikshme dhe ilegale tek personat e mitur.
Pas informacioneve të siguruara nga njësia e inteligjencës e Stacionit Policor “Qendra”, është arritur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit. Gjatë kontrollit, tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 54 thika, 14 boksa metalikë dhe 2 shufra metalike.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa është dërguar në mbajtje për 48 orë” raporton Policia e Kosoves.