November 28, 2025
1 min read

Vlorë – Nisë ceremonia zyrtare e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

Në qytetin bregdetar të Vlorës ka filluar ceremonia zyrtare e shënimit të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Burime nga A2 CNN bëjnë të ditur se kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytet rreth gjysmë ore para nisjes së aktivitetit kryesor.

Eventi po zhvillohet në Sheshin e Flamurit, në zemër të Vlorës, ku pritet të ngrihet edhe flamuri kombëtar në një ceremoni simbolike dhe tradicionale, në nderim të ditës më të rëndësishme të shtetformimit shqiptar.

28 Nëntori shënon momentin historik të vitit 1912, kur Ismail Qemali, i cilësuar si një ndër burrat më të mençur të kombit, ngriti në Vlorë flamurin dykrenar dhe shpalli Shqipërinë shtet të lirë e të pavarur. Kjo ditë përkujtohet çdo vit me aktivitete shtetërore e kulturore në gjithë vendin, ndërsa Vlora mbetet qendra simbolike e festimeve.

Ceremonia e sotme pritet të vazhdojë me homazhe, parakalime dhe aktivitete të tjera zyrtare në nderim të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

https://guxo.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Bedri Hamza uron qytetarët për 28 Nëntorin: “E kuqja dhe e zeza sot janë betim për të ardhmen”

Next Story

Presidentja Vjosa Osmani kujton rrugëtimin historik të shqiptarëve dhe uron Pavarësinë

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop