November 28, 2025
1 min read

Bedri Hamza uron qytetarët për 28 Nëntorin: “E kuqja dhe e zeza sot janë betim për të ardhmen”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Në një postim në Facebook, Hamza theksoi se kjo ditë përmbledh rrugëtimin e gjatë historik të shqiptarëve drejt lirisë, nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë deri te shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë.

“E kuqja dhe e zeza sot nuk janë vetëm ngjyra. Janë Shqipëri. Janë betim për një të ardhme prosperuese për shqiptarët”, ka shkruar ai, duke uruar që festa të shënohet me dinjitet dhe unitet kombëtar.

Hamza përmendi rëndësinë e kësaj date, e cila bashkon në një ditë të vetme simbolet kryesore të historisë shqiptare – flamurin, pavarësinë dhe figurën e Adem Jasharit.

“Gëzuar dhe festofshim gjithmonë me dinjitet!”, përmbylli ai mesazhin e urimit.

https://guxo.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Spiropali: Gjyqi në Hagë rrezikon të kthehet në padrejtësi historike – Shqipëria qëndron krah Kosovës në këtë 28 Nëntor

Next Story

Vlorë – Nisë ceremonia zyrtare e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop