November 28, 2025
2 mins read

Spiropali: Gjyqi në Hagë rrezikon të kthehet në padrejtësi historike – Shqipëria qëndron krah Kosovës në këtë 28 Nëntor

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka paralajmëruar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po rrezikon të devijojë drejt një padrejtësie historike, duke shtrembëruar realitetin e luftës së Kosovës.

Deklaratat e saj u bënë gjatë vizitës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Shkodër, në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Spiropali theksoi se nuk mund të lejohet që “viktima të shndërrohet në agresor dhe agresori në viktimë”, duke nënvizuar se Shqipëria mbështet plotësisht Kosovën dhe të vërtetat e luftës.

“Shqipëria në këtë 28 nëntor qëndron qartë në krahët tuaj. Gjyqi në Hagë, jo vetëm ndaj ish-krerëve të UÇK-së, por që duket se ka vënë në bankën e të akuzuarve edhe vetë luftën e Kosovës, nuk mund të kthehet në një padrejtësi historike”, tha Spiropali.

Në fjalimin e saj, ministrja foli edhe për partneritetin mes dy vendeve, duke theksuar se në këto vite marrëdhëniet janë shndërruar nga formale në strategjike.

Sipas Spiropalit, që nga mbledhja e përbashkët e qeverive në Prizren në vitin 2014, Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar 180 marrëveshje, të cilat kanë institucionalizuar bashkëpunimin në pothuajse çdo fushë. Ajo theksoi se kufiri mes dy vendeve “nuk është më një hendek ndarës, por një urë bashkëpunimi”.

“Vendet tona, duke u bazuar në realitetin e një toke, të një historie dhe të një ëndrre të përbashkët, e kanë transformuar kufirin në një urë të qëndrueshme bashkëpunimi. Kemi arritur shumë, por duhet të bëjmë edhe më shumë”, u shpreh ministrja.

Spiropali tha se 28 Nëntori nuk është vetëm ditë feste, por edhe ditë angazhimi për të ardhmen, duke theksuar se Shqipëria dhe Kosova duhet të ecin krah për krah drejt Bashkimit Evropian.

“Zotimi ynë në këtë 28 nëntor është që flamuri ynë të valojë krenar në Bruksel. Kosova duhet sa më shpejt të nisë negociatat e anëtarësimit. Të dy flamujt tanë – të dy shteteve, por në fakt të një kombi – duhet të jenë aty, në familjen evropiane ku i përkasim”, tha ajo.

https://guxo.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Maqedonci uron 113-vjetorin e Pavarësisë: “Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë më pranë se kurrë”

Next Story

Bedri Hamza uron qytetarët për 28 Nëntorin: “E kuqja dhe e zeza sot janë betim për të ardhmen”

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop