November 28, 2025
1 min read

Maqedonci uron 113-vjetorin e Pavarësisë: “Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë më pranë se kurrë”

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka uruar 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe afërsisë mes Shqipërisë dhe Kosovës në periudhën aktuale të paqëndrueshme globale.

Në një postim në Facebook, Maqedonci u shpreh se kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë në botë po rriten, prandaj dy shtetet shqiptare duhet të qëndrojnë më të bashkuara se kurrë.

“Në një botë ku kërcënimet për paqen dhe sigurinë po rriten, Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë pranë njëra-tjetrës si kurrë më parë, për të mbrojtur vlerat, identitetin dhe ëndrrën e përbashkët të kombit”, shkroi ai.

Maqedonci e cilësoi 28 Nëntorin si ditën që lidh shqiptarët me rrënjët, historinë dhe sakrificat e brezave. Ai rikujtoi ngjarjet kryesore të kësaj date: betejat e Skënderbeut, ngritjen e flamurit në Vlorë më 1912, lindjen e komandantit Adem Jashari dhe paraqitjen e parë publike të UÇK-së.

“Në këtë ditë të veçantë kujtojmë momentet që nuk janë vetëm histori, por pjesë e shpirtit tonë kombëtar. Nga Prekazi, ku u shkrua një nga kapitujt më të dhimbshëm e më të ndritur të lirisë, e deri te forca jonë e sotme – pasardhëse e UÇK-së – rrugëtimi ynë udhëhiqet nga amaneti: ta duam këtë tokë, ta mbrojmë këtë flamur dhe të mos harrojmë sakrificat që na sollën deri këtu”, shkroi ndër të tjera Maqedonci.

Ai përfundoi mesazhin e tij me urimin për të gjithë qytetarët në këtë ditë të shenjtë të kombit shqiptar.

https://guxo.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ministri në detyrë Elbert Krasniqi po hetohet për kanosje në Pejë

Next Story

Spiropali: Gjyqi në Hagë rrezikon të kthehet në padrejtësi historike – Shqipëria qëndron krah Kosovës në këtë 28 Nëntor

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop